Pavaresisht veshtiresive financiare dhe mungeses totale te mbeshtetjes, Anton Shkoza vijon ti qendroje prane femijeve dhe te rinjve te Shkodres dhe Vau – Dejesit. E kthyer tashme ne nje tradite, edhe sivjet presidenti i “Albania Judo Kodokan” organizoi festen e fundvitit me xhudistet e tij. Ne kete aktivitet nuk munguan performancat e sportisteve te rinj dhe dhuratat simbolike.
Vete presidenti Anton Shkoza I cili gjithe jeten ia kushtoi xhudos ka nje apel per pushtetin vendor dhe ate qendror.
Ne kete fundvit, ku familja e deshmorit Ardian Kodra u la ne harrese nga te gjithe institucionet shteterore, Shkoza e kujtoi vepren e ish kolegut te tij duke rezervuar nje dhurate per te birin.
Pervec djalit te deshmorit te atdheut Kodra, I pranishem ishte edhe kolegu e miku I tij I ngushte Gezim Reçi.
“Albania Judo Kodokan” gjate vitit 2016 ka fituar shume medalje dhe tituj kampion ne arenen nderkombetare, dhe gjithcka u financua nga xhepat e vete xhudisteve dhe presidentit Shkoza ndersa pushteti vendor kujtohet vetem kur ka raste per tu krenuar me triumfet e ketij klubi.