Saturday, April 20, 2024
HomePolitikë“Shendetesia” takohet me mjeket e Shkodres

“Shendetesia” takohet me mjeket e Shkodres

-

Me iniciativen e deputetit Agron Çela, komisioni parlamentar për punën, çeshtjet sociale dhe shëndetesine, ka zhvilluar ne mjediset e “Red Bar” një takim me bluzat e bardha të Shkodres. Në fokus të bisedës kanë qënë protestat e tyre disa javë rresht lidhur me ndryshimin e nenit 96 të kodit penal që parashikon dënimin e tyre për gabimet në punë. Fillimisht anëtarët e komisionit kanë dëgjuar kërkesat e përfaqësisë së mjekëve, ndërsa më herët janë njohur edhe me peticionin prej 1200 firmash që janë mbledhur për këtë ligj. Kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi duke komentuar për mediat këto zhvillime, tha se ministri Beqaj është ftuar disa herë në komision por nuk ka pranuar të marrë pjesë në ballafaqimet me grupet e interesit. Ajo shton se ministria e shendetesise nuk ka asnjë draft të propozuar për këto ndryshime, edhe pse Beqaj deklaroi nga Shkodra se ndryshimi i nenit do të ndodhte brenda këtij viti.

Dështim e quan punën e kësaj ministrie në këto 3 vite, ndërsa thotë se vetëm një kryeministër si Edi Rama mund të mbrojë Ilir Beqajn.

Pas takimit mjekët falenderuan komisionin e shendetësisë dhe deputetin Çela që mundësoi takimin, duke shpresuar në një zgjidhje të kërkesave të tyre, që në thelb kanë mbrojtjen e punës humane të bluzave të bardha

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts