Diten e Enjte ne oren 14:00, ne “Loro Borici” do te luhet klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznise dhe Tiranes. Nje ndeshje qe gjithmone ka prodhuar spektakel pasi jane dy skuadrat ikone ne Shqiperi. Ne prag te kesaj sfide, sulmuesi Brunild Pepa vlereson kundershtarin ndersa thote se ekipi duhet te qendroje me kembe ne toke.
Lojtaret kane 2 muaj pa marre rrogat per shkak te procedurave te bashkise Shkoder por sipas Pepes, ky fakt nuk ka ndikuar ne paraqitjen e tyre.
Nga klasike e futbollit shqiptar, vitet e fundit kjo ndeshje eshte shperfytyruar duke u kthyer ne nje beteje mes tifozeve. Sulmuesi kuqeblu shpreson qe ti jepet fund ketyre ngjarjeve dhe te mbizoteroje loja e bukur.
Nderkohe per kete ndeshje, klubi Vllaznia ka ftuar edhe xhonglerin Fabian Duro per te performuar perpara tifozave te pranishem ne “Loro Borici”. Vetem pak dite me pare ai ishte I pranishem edhe ne stervitjen e gjiganteve te Bajernit te Mynihut.