Monday, December 11, 2023
HomesocialeBushati feston me femijet ne gjak

Bushati feston me femijet ne gjak

-

“Duhet të punohet me zbatimin e reformes në drejtesi që qytetaret të vendosin besimin tek institucionet e së drejtes dhe jo tek vegjyqesia”. Ky ishte mesazhi që përcolli nga Shkodra ministri i jashtëm Ditmir Bushati, ndërsa mori pjesë në një aktivitet festiv me fëmijët e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes, organizuar nga Kisha Ungjillore në bashkëpunim me OSHEE, ku kjo e fundit shpërndau edhe dhuratat e përgatitura për festat e fundvitit.

Ministri Bushati tha se janë bërë hapa para për trajtimin e këtij fenomeni.

Drejtori i OSHEE Adrian Çela bëri me dije se disa gra të familjeve të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes janë punësuar në këtë kompani, ndërsa premtoi mbështetje të vazhdueshme për to.

Më herët ministri Bushati u bë pjesë e një tjetër feste, këtë radhë më të moshuarit e azilit të Shkodres. ai festoi me ta festat e fundvitit, ku përcolli urimet për 2017 dhe garantoi mbështetje të vazhdueshme për këtë shtrese nga qeveria shqiptare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts