Friday, April 19, 2024
Homesociale“Solidariteti me familjet ne nevoje”

“Solidariteti me familjet ne nevoje”

-

Të gjendesh pranë familjeve në nevojë dhe solidariteti me to është një moto  e pandalshme e punës së lëvizjes socialiste për Integrim Shkoder dhe deputetit Agron Çela. Ndalesën e radhës strukturat e kësaj force politike e bënë në disa prej familjeve në qytet, por edhe njësitë administrative, ku u shpërndanë pakot e përgatitura, me qëllim që tryeza festive të mos mungojë edhe tek ato. Fillimisht ata u ndalen në familjen e Safete Fanit, e cila duke mirëpritur deputetin Çela dhe anëtaret e LSI-së, nuk kurseu falenderimet për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë familjes së saj, jo vetëm në ditë festash, por gjatë të gjithë vitit.

Më pas ndalesa e radhës e deputetit Çela dhe kryetares se LRI Kerpaçi ishte tek e moshuara Angjelina e cila jeton e vetme dhe pa përkrahjen e askujt. E gjendur përballë kësaj mbështetje që LSI e ka kthyer në një traditë të bukur për fundvitin, ajo falenderoi deputetin Çela që nuk e harron asnjehere ndihmen në këto ditë të shënuara.

Pas qytetit, ndalesat e radhës u bënë në njësinë administrative rrethina, ku fillimisht Çela, Kerpaçi dhe anetaret e LSI u priten nga familja e Përparim Kodres. Mes bisedës miqësore, ata morën edhe urimin e fundvitit që vjen nga një prej familjeve e cila prej vitesh ka gjetur tek LSI një portë të hapur.

Në mbyllje të vizitave, deputeti Çela u njoh edhe me një prej rasteve të rënda të familjes Goqa, ku kryefamiljari Shaban Goqa pas një tensioni të lartë që e goditi e la të paralizuar. Por ky fakt nuk e ka bindur komisionin e kempit në Shkoder t’i akordojë ndihmën që i takon, duke e kthyer pas. Deputeti Çela garantoi angazhim të drejtëpërdrejtë për ti dhënë zgjidhje rastit të Shaban Goqes qw ai tw pwrfitojw kempin.

Nisma e deputetit Çela dhe strukturave tw LSI Shkoder do tw vijojw deri nw mbrwmjen e ndwrrimit tw viteve dhe vjen si kartolinw urimi pwr kwto familje qw tw bwhen pjesw e festws.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts