Pa frikë mund të përkufizohet si superstrada e vdekjes, ku brenda pak ditëve 3 persona gjeten vdekjen dhe 5 të tjerë morën lëndime të rënda. Segmenti Shkoder – Han i Hotit përshkon në të gjithë gjatësinë e tij vetëm qendra të banuara, por në asnjë prej 35 kilometrave të saj nuk ka qoftë edhe një mbikalim të vetëm, ndërsa sinjalistika horizontale dhe ajo vertikale e vendosur pak muaj më parë, nuk arrin të sherbejë për këmbësorët që përshkojnë këtë rrugë.
Vetëm në harkun kohor të 5 ditëve, saktësisht në 287 dhjetor një 41 vjeçar i cili po lëvizte në këmbë u përplas për vdekje nga një automjet. Ndërkohë dita e dytë e Vitit të ri 2017, sërish u përgjak në këtë aks rrugor, ku në fshatin Shtoj i ri dy të moshuar gjetën vdekjen pasi u përplasen nga një automjet. Shkaku kryesor i aksidenteve në këtë rrugë mbeten ndriçimi, pasi ata ndodhin gjatë orëve të natës ku pamja e drejtuesve të automjeteve është tejet e kufizuar. Shtuar këtu pakujdesinë e këmbësorëve, rruga drejt Hanit të Hotit po kthehet çdo ditë në një vrasese të frikshme, për të cilën shteti nuk ka marrë asnjë mase. Investimi i disa viteve më parë u la në mes, pasi projekti parashikonte edhe vendosjen e ndriçimi, pikërisht për shkak se ajo përshkon zonat e banuara. Si dëshmi kanë mbetur vetëm disa ndriçues publik në kilometrat e kësaj rruge nacionale. Panorama që të ofrohet në këtë aks në një ditë normale është e tillë, furgonë pasagjerësh që ndalen në pikat e papërcaktuara, këmbësorë dhe kafshë që lëvizin në rrugë, si dhe ndërhyrje minimale për të frenuar pasojat qe sjell lëvizja e mjeteve në të shumtën e rasteve me shpejtësi tej normave të lejuara.