Saturday, April 20, 2024
HomeSportVllaznia kërkon shtyerjen e kampionatit

Vllaznia kërkon shtyerjen e kampionatit

-

Kushtet e rënduara atmosferike, kuqeblutë i bashkohen nismës së shtatë skuadrave Nëse kalendari i kampionatit të futbollit për Superligen e futbollit shqiptar do të zbatohet ashtu si edhe është publikuar në mbyllje të vitit 2016, Vllaznisë i takon që fundjavën e ardhshme të presë në “Loro Boriçi”, Kukësin. Me mundësitë që kanë pasur në dispozicion kuqeblutë janë përpjekur të marrin të gjitha masat e duhura për një përgatitje sa më cilësore në mënyrë që të jenë të gatshëm të përballen me kundërshtarin me datë 21 janar. Por, kushtet në të cilat po përgatitet Vllaznia nuk kanë nevojë për koment. Sidomos me mbërritjen në Ulqin ajo po shoqërohet me probleme nga më të ndryshmet gjë që patjetër ndikon edhe në mos zbatimin si duhet të programit stervitor. Përpos shqetësimeve për terrenin sportive i cili ka pasur probleme si rezultat i temperaturave të ulëta dhe ngricave që kanë shoqëruar edhe Ulqinin, këtë radhë problemi ka ardhur nga hoteli ku është akomoduar skuadra. Nga sa bëhet e ditur si rezultat i ngrirjes së tubacioneve të rrjetit të ujësjellësit, ka pasur bllokim të furnizimit me ujë. Në të tilla kushte, stafi teknik pasi është konsultuar edhe me stafin mjeksor ka vendosur që skuadra të mos lëvizë nga hoteli duke dështuar seancen stervitore të paradites së djeshme, ndërkohë që pas ndërhyrjes së specialistëve përkatës në orët e mesdites në normalizimin e situatës Vllaznisa i është rikthyer fushës stervitore për seancen e mbasdites. Të gjitha këto, kanë bërë që ashtu si edhe disa klube të tjera të Superliges edhe ato të përballur me anomali të kryerjes së fazës përgatitore për arsye të kushteve të motit, edhe Vllaznia i është bashkangjitur kërkeses drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit për shtyerjen e kampionatit. Një gjë të tillë e bën të ditur për TV1 Channel administratori i klubit të futbollit Vllaznia, Astrit Gjyrezi duke vënë në dukje pikërisht kushtet e përkeqësuara të motit si argumentin kryesor dhe të vetem që kanë prishur dhe dëmtuar programin stervitor dhe që në këtë mënyrë e detyrojnë klubin kuqeblu të mbështesë kërkesen për shtyerjen e kampionatit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts