Wednesday, April 24, 2024
Homesociale“Varferia ulet kembekryq ne familjen Muliu”

“Varferia ulet kembekryq ne familjen Muliu”

-

Ne lagjen “Guerrile” ne rrugen “Hodo Bek Sokoli” banon familja e Tofik Muliu, ku duket se varfëria eshte ulur kembekryq. 6 pjesetare te kesaj familje jetojne mes varferise dhe skamjes, pa asnjë ndihme tjeter ekonomike, pervec pensionit te dy gjysherve rreth 1o mije leke te reja ne muaj ku nuk dalin as për te mbuluar shpenzimet kryesore te  nje familje me shume pjesetare. Ne te ashtuquajturen shtepi vetem  me dy dhoma, muret janë plasaritur dhe lagështira eshte e pranishme ne cdo cep te saj dhe si për t’u renduar me shume gjendja, ne keto dite te ftohta dimri ata nuk kane me se te ngrohen. Nadirja e shoqja e Tofikut nje grua rreth te 60 nga pamundësia për te punuar, detyrohet te dale cdo dite te mbledhe neper kazanet e mbeturinave kanoce si e vetmja rreze shprese, nga te cilat fiton 2 mij leke te vjetra për te siguruar te pakten buken e gojes .

E vetmja ndihme qe merr kjo familje eshte nga fqinjet qe iu sigurojne rroba me sa mundesi kane për femijet si dhe ujin e ngrohte qe ju mungon.

Apeli qe i ben Nadirja  institucioneve shteterore eshte t’i ndihmojne te pakten me nje mjet për t’u ngrohur pasi eshte teper e veshtire për te kaluar ditet e ftohta te dimrit.
Pa asnjë ndihme sociale nga shteti kjo familje mundohet te mbijetoje ne nje shtepi ku edhe “varfëria e ka te veshtire për te jetuar” …

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts