Nga Tirana te gjendur mes vështirësive dhe pa asnjë të ardhur, familja prej 5 anëtarësh e Arben Heshtës do të rikthehej në qytetin e Lezhës. Por mungesa e një banese dhe kushtet e vështira edhe këtu, bënë që për muaj të tërë streha e vetme e tyre të ishin shkallët e stacionit të trenit. Rasti në fjalë u mor ditët e fundit në shqyrtim nga bashkia, e cila i strehoi përkohësisht në një dhomë në ish godinen e OSHEE, por që nuk plotëson as kushtet më minimale. Kryefamiljati Arben Heshta, tregon veshtiresite me të cilat përballet familja e tij dhe apelon për mbeshtetje.
Deshira me e madhe e femijeve është që të shkojn në shkolle. Ata nuk dijne te shkruajne as te lexojne si bashkmoshataret e tyre, por janë të detyruar që të dalin në rrugë për të kërkuar lëmoshë.
Më shqetesues është fakti se edhe kjo dhomë kësaj familje i është dhënë përkohesisht dhe kur të largohen nga aty nuk dihet se ku do të përfundojnë.