Levizja socialiste per Integrim nis pergatitjet per 18 qershorin, zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Deputeti Agron Çela i shoqëruar nga nenkryetari i LSI Luan Rama, koordinatori Gezim Podgorica, kolegu Ylli Shehu dhe prefekti Paulin Radovani u takua me strukturat drejtuese te kesaj force politike, e cila paralelisht keto jave do te mbaje edhe zgjedhjet per drejtuesit e ri te kryesise. Rritja e vazhdueshme e LSI do te jete e pandalshme edhe ne keto zgjedhje, prandaj angazhimi duhet te jete maksimal nga te gjithe tha ne fjalen e tij deputeti Çela.
Numri dy Luan Rama ripërsëriti seriozitetin e lëvizjes socialiste për Integrim, si një forcë politike që i qëndron korrekte marrëveshjeve. E ndërsa po afron 1 prilli, dita kur Rama dhe Meta nga ky qytet i dhanë jetë koalicionit, një përgjigje e ka për ata që siç tha ai, po i ha meraku çfarë do të bëjë kjo parti për 18 qershorin.
Një koment e ka edhe për xhelozitë e atyre qe i shqetëson rritja e LSI-së.
Duke i cilësuar sukses të forcës së tij politike si negociatore e vazhdueshme e reformës në drejtësi, dekriminalizimit, apo transparencës financiare, numri dy i LSI ka edhe një kërkesë të prerë ndaj anëtarësisë, të jenë shembull i korrekteses. Përballë ligjit nuk ka të paprekshëm.
Në fund rritjes së vazhdueshme të LSI Shkoder, që beson se do të jetë edhe më e madhe në 18 qershorin e këtij viti, Rama ja atribuon të gjitha strukturave, por në veçanti punës së palodhur të deputetit Çela.