Partia demokratike dega Malësi e Madhe ka ndezur motoret e fushates elektorale të 18 Qershorit. Kryetari i kesaj force politike Anton Kokaj në mbledhjen e kryesisë bëri të ditur se deri 15 shkurt degët në rrethe duhet të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë qe baza i sheh si figurat më të përshtatshme për të garuar në këtë sigël.
Për të evituar manipulimet sic kanë ndodhur vitet e kaluara, Kokaj bëri të ditur se PD ka ngritur grupet e punës për të verifikuar listat zgjedhore të kësaj njësie administrative.
Kreu i demokratëve u ndal edhe tek problemi i mbifaturimeve.
Deri me 15 shkurt partitë në rrethe do të dorëzojnë listat me propozime për emrat e kandidatëve për deputetë. Do të jetë më pas vendimi i kryesisë së selisë blu që do të përzgjedh emrat garues.