Nëse Partia Socialiste bën 71 mandate me aletët e rinj atëherë LSI do të dalë në opozitë. Kështu u shpreh kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët. Për akuzat e rënda të Ylli Manjanit ndaj qeverisë, Meta sugjeroi që ish ministri te ndjekë rrugën ligjore nëse ka fakte. Meta theksoi se gjithmonë ka qenë në mbrojtje të policisë por tashmë uniformat blu duhet të parandalojnë kultivimin e kanabisit dhe jo ta korrin atë. Kapja e Klement Balilit, sipas kreut të kuvendit, është porosi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Tirane- I qeshur, jo i qetë dhe i qartë. Kështu u shfaq Ilir Meta 24 orë pas shkarkimit të Ministrit të tij nga kryeministri Rama.
LSI është pjesë e rëndësishme e qeverisë, jo shtojcë e saj dhe nëse Partia Socialiste i bën 71 mandate me aleatët e saj të rinj, atëherë Ilir Meta do të dalë në opozitë. Ky ishte qëndrimi i kryetarit të LSI në lidhje me koalicionin, për të cilin, Meta garantoi se do ta çojë deri në fund të këtij mandate, edhe këtë herë për hir të integrimit të vendit.
Meta:LSI nuk është një parti klienteliste, nuk është shtojcë e askujt. As ka qenë dhe as ka për tu bërë. Nëse sot kryeministri Rama konfirmon 71 mandate në mënyrë legjitime, se i ka për të qeverisur Shqipërinë, LSI del në opozitë që tani.
I pyetur për uniformat blu Meta jo pa ironi tha se ka qenë në mbështetje të forcave blu dhe kur horat e sulmonin në bulevard me gurë e me armë
Meta: Unë kam qenë përkrahës i fortë i policisë së shtetit edhe në momentet kur policia është sulmuar nga horra e banditë në mes të bulevardit, dhe kur është sulmuar me armë nga horra e banditë të tjerë.
Për kanabisin, policia sipas Metës, duhet ta parandalojë, dhe jo ta korrë. Ky ishte edhe mesazhi që sic tha ka marrë në SHBA së bashku me çështjen Balili.
“Nuk duam të shohim policë duke korrur kanabis, sepse nuk është kjo puna e policëve. Policia, SHISH dhe institucionet e tjera të përfshihen për të parandaluar grupet kriminale për të sjellë faret e kanabisit, aq më tepër që ky është një sezon që përkon me zgjedhjet e ardhshme”
Në këto muaj të mbetur, vendi duhet të kryejë menjëherë reformën zgjedhore dhe për këtë Ilir Meta propozoi formulën e suksesshme të konsensusit për reformën në drejtësi, mbylljen në një sallë të liderëve derisa ta kryejnë atë.
“Ne jemi të gatshëm, ditën e natën në çdo moment të mbyllemi diku dhe ti japim zgjidhje rekomandimeve të OSBE/ ODIHR”
Me thirrjen për mbyllje për reformën duket se u mbyll përkohëshisht dhe kapaku i konfliktit brenda koalicionit, të paktën për momentin
Deklarata e zbardhur ne konference lidhur me koalicionin
Meta: LSI ka folur dy herë për këtë çështje. Çdo ministër, ish ministër, kryeministër, ish ministër, çdo deputet që ka fakte për implikimin e cilitdo zyrtari apo politikani në krimin e organizuar apo korrupsionin duhet të ndjekë rrugën e drejtësisë.
Për ata që e panë këtë shkarkim si një dorëzim përballë kryemistrit, Ilir Meta u përgjigj me buzëqeshje: Ilir Meta nuk dorëzohet para asnjë lloj presion as nga zoti Rama, as nga zoti Berisha, nga Basha jo e jo (qesh) dhe as nga brenda LSI.
Kreu i LSI, Ilir Meta ka deklaruar se nëse Rama konfirmon sot 71 mandate ai do të dalë në opozitë.
Meta: LSI nuk është një parti klienteliste dhe nuk është shtojcë. Nëse PD në 2009 do të kishte 71 mandate LSI kurrë nuk do kishte hyrë në koalicion me PD. Nëse sot kryeministri Edi Rama konfirmon 71 mandate në mënyrë legjitime apo jo LSI del në opozitë që tani. Nëse në 19 qershor Rama apo Basha konfirmojnë 71 mandate LSI do të jetë në opzitë seose vendi nuk ka nevojë për një LSI shtojcë.
Pyetje: Që ne të mos spekulojmë, ju përmendët 71 votëshin që nëse Rama i ka 71 vota unë dal në opozitë, që do të thotë Rama nuk i ka sot 71 vota të paktën jo pa ju…është spekulim ky e kam kuptuar mira, e kam kuptuar keq? Në mënyrë që tju bëj pyetjen?
Meta: Sigurisht që pa dashje ju e keni keqkuptuar si tju them jeni spekulaten duket shumë e rëndë, ishte shaka (qesh).
Pyetje: Atëhere çfarë doni të thoni?
Meta: Unë e thashë qartë kushdo që konfirmon 71 vota për të qeverisur vendin, sot, nësër pasnesër apo dhe dje LSI nuk bëhet shtojcë e asnjë mazhorance që ka 71 vota pa LSI, del në opozitë dhe voton çdo gjë që kërkon integrimi.