Nga Shkodra, numri një i diplomacisë Shqiptare zgjodhi t’i përgjigjet presidentit të Republikës Bujar Nishani rreth votës që vendi ynë dha kundër për Traktatin e Eliminimit të Armëve Bërthamore në Asamblenë e NATO-s të mbajtur në dhjetor. Ditmir Bushati tha se shkresa që ka presidenti Nishani është një fakt lehtësisht i verifikueshëm, ndërsa është vepruar në përputhje me ligjin, ku për çdo veprim është njoftuar kreu i shtetit.
Reagimi i ministrit të Jashtëm vjen pasi më herët presidenca reagoi me një komunikate per shtyp duke e quajtur të pavërtetë deklaratën e Bushatit, se Nishani është sqaruar në rrugë institucionale lidhur me votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të rezolutës për armët bërthamore.