Friday, March 29, 2024
HomeSportKampionati Kombëtar individual dimëror

Kampionati Kombëtar individual dimëror

-

Stadiumi i qytetit të Elbasanit, Elbasan Arena ka qënë mikpritësi i Kampionatit Kombëtar individual dimëror të atletikes për të rritur, aktivitet ky i organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës në bashkëpunim me klubin sportiv vendas të Elbasanit. Pjesë e këtij aktiviteti, garat e të cilit u zhvilluan diten e mërkurë ishte edhe ekipi i Vllaznisë që nën drejtimin e trajnerëve Albert Marashi, Vildan Tufi dhe Fatjon Serhati, përfaqësohet me atletë cilësorë, ndër të cilët spikasin kryesisht dy emrat e njohur si Izmir Smajlaj dhe Bajram Muça për të rritur por edhe me të rinjë të tjerë të talentuar. Sipas informacionit të marrë nga qyteti i Elbasanit, mësohet se dyshja shkodrane Smajlaj-Rasha edhe këtë radhë ka qënë protogoniste në garat e tyre të preferuara, i pari në kërcim të gjati dhe i dyti në ato të vrapimeve të shpejtësisë. Referuar rezultateve të arritura, atleti i talentuar shkodran Izmir Smajlaj ka arritur të këcejë në garën e këcimit së gjati në shifrat 7 metër e 83 centimeter, rezultat ky që e renditi atë në vend të parë në këtë disiplinë. Përpos vendit të parë si individë, Smajlaj është shpallur edhe atleti më I mirë I aktivitetit për të rritur. Për t’u theksuar është se gara e kërcimit së gjati ka qënë e tëra nën diktatin e atletëve shkodranë, pasi edhe dy vendet e tjera të nderit janë fituar nga shkodrant. I dyti është renditur atleti I ri Ergys Gjeçaj me shifrat 6.87 metër dhe I treti Dorian Idrizi me 6.65 metër. Me dy vende të parë në garat e shpejtësisë është përfaqësuar në këtë aktivitet edhe atleti I njohur Bajram Muça. Në vrapimin 60 metër, koha e tij ishte 7 sekonda dhe 20 të qindat, ndërsa në vrapimin 60 metër me pengesa ai regjistroi kohën  8 sekonda dhe 20 të qindat. Me interes është ndjekur edhe gara e vrapimit 400 metër, ku atleti I Vllaznisë Eqerem Rusi është renditur në vend të parë për kategorinë e të rinjëve me kohën 50 sekonda dhe 03 të qinda. Madje, ky sportist së bashku me kërcyesin Ergys Gjeçaj u shpallën dy sportistët më të mirë të aktivitetit për të rinjë. Krahas të tjerave,  Kampionati Kombëtar individual dimëror I zhvilluar në Elbasan ka pasur për qëllim edhe përzgjedhjen e atletëve më të mirë të cilët do të jenë pjesë e ekipit kombëtar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura me datë 26 shkurt, të rriturit në Beograd dhe të rinjtë në Stamboll. Me rezultatet e arritura në garat përkatëse, të drejten për të qënë pjesë e kombëtares shqiptare në këto aktivitete e fituan atletët shkodranë, Smajlaj, Muça, Gjeçaj, Rusi si dhe Idrizi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts