Thursday, April 25, 2024
HomeSportQerimaj: Ademi po shkaterron peshengritjen

Qerimaj: Ademi po shkaterron peshengritjen

-

Mbi supe mban shumë tituj e trofe, mes tyre atë të kampionit të Europës. Erkand Qerimaj, një nga sportistët elitarë të Shqipërisë i cili po përgatitet për të tjera gara të forta ndërkombëtare, është i detyruar prej muajsh të stërvitet në palestrën e ngritur në mjediset e shtëpisë së tij në lagjen “Xhabije”. Shkak janë kushtet skandaloze ku gjendet palestra e ekipit të Vllaznisë. Por Qerimaj ditët e fundit ka ngritur akuza të forta ndaj kryetares së bashkisë Voltana Ademi, duke e akuzuar se po shkatërron këtë sport. Arsyet sipas kampionit janë disa, të cilat ai i rendit.

Në zyrat e bashkisë peshënngritësit kanë drejtuar edhe një shkresë zyrtare, por qe ende edhe sot nuk ka marrë një përgjigje.

Qerimaj është optimist tek përfaqësimi që do të ketë në kampionatin europian, ku është i bindur se do të renditet në zonën e trofeve, e për këtë ka edhe një motiv më shumë.

E ka menduar disa herw largimin nga Shqipwria, pasi ofertat si kanw munguar, por Qerimaj dwshiron qw tw lartwsoje flamurin kuq e zi.

Në fund ai ka një mesazh për qytetaren e parë të Shkodres.

Qerimaj medaljen e fundit europiane e ka fituar në vitin 2014, kur u shpall kampion Europe në Izrael, rezultati më i madh për të rritur në historinë e peshëngritjes shqiptare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts