Thursday, April 25, 2024
HomeSportStarton K.Kombëtar i moshave

Starton K.Kombëtar i moshave

-

Java e parë e fazës së dytë të Kampionati  Kombëtar të superligës për moshat ka startuar me një humbje dhe një fitore për ekipet e Vllaznisë. 17 dhe 19 vjeçaret luajten ne “Reshit Rusi” përballë Akademisë Internmacional të Tiranës. Ndeshje këto që kanë përfunduar me fitoren e miqve 0 me 2 për 17 vjeçarët dhe fitoren e Vllaznisë 4 me 2 për 19 vjeçarët. Në përballjen e 17 vjeçarëve, përpos ballafaqimit të futbollistëve në fushë, sfida ka qënë e hapur edhe në pankinat përkatëse, ku trajneri Alban Hasani i Vllaznisë dhe Elvis Plori i Internacionalit kanë qënë që të dy pjesë e Vllaznisë, si futbollist dhe si trajner. Por, nëse në çerekfinalen e kupës, Vllaznia eleminoi Internacionalin, në sfiden e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, Internacionali fitoi pastër me rezultatin 0 me 2. Autorë të golave për miqtë kanë qënë  Bozhanaj dhe Karaj, përkatësisht në minutat 25′ dhe 36′, por që duhet thënë se në pjesen e dytë futbollistët miqë goditen edhe një shtyllë në portën e Vllaznisë. Ndërkohë, atë që nuk bënë 17 vjeçarët kuqeblu duke u mundur 0-2 brenda në fushën e tyre, e bërë pak minuta më pas 19 vjeçarët e Vllaznisë, të cilët të drejtuar nga trajneri i tyre Elvin Beqiri munden me meritë Internacionalin e Tiranës me rezultatin 4 me 2. Ndeshja është ndjekur me shumë interes, jo vetem nga publiku, por  edhe nga drejtuesit më të lartë të klubit Vllaznia, të cilët shikojnë tek kjo skuadër të ardhmen e futbollit shkodran. Guri i parë në fitoren e djeshme është vënë nga shtatlarti Enes Isufi, i cili edhe pse në rolin e një mbrojtësi në një aksion të rrezikshëm kuqeblu të minutës së 11-të ka goditur bukur me kokë duke e dërguar atë në rrjeten e portjerit tiranas, Kodra. Miqtë nga Tirana arrijnë ta barazojnë rezultatin në të 30-ten minutë me Currin, rezultat që mbyllë edhe pjesen e parë. Në të dytën, për Vllazninë shfaqet talenti Pusi që me dy golëshin e tij përfshirë edhe atë të kolegut të tij Palushani, kundrejt edhe një tjetri të miqve me autor Çemen, bëjnë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin 4 me 2.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts