Tuesday, August 16, 2022
HomeSportVllaznia-Apolonia, finalja e Kupës

Vllaznia-Apolonia, finalja e Kupës

-

Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra është fare pranë fitimit të trofeut të Kupës së Shqipërisë. Pasi kanë siguruar titullin kampion që në fazen e parë të kampionatit, tashmë kërkojnë të bëjnë të tyrin dhe trofeun e dytë më të rëndësishëm të sezonit. Skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka arritur të kualifikohet në finalen e kësaj kupe pasi eleminoi në gjysëmfinale Tiranen AS. Për t’u  theksuar është fakti se edhe pse përballja në fjalë luhej në kryeqytet, kuqeblutë e Vllaznië kanë triumfuar me një rezultat të thellë. Plot nëntë gola jane shënuar në këtë ndeshje ku interesante është se që të gjithë këto gola janë realizuar në 45 minutat e para. E ka filluar Gjergji në minutën e shtatë me golin e parë në portën e mbrojtur nga portjerja tiranase Popa dhe më pas kanë ardhur dhe golat e tjerë. E zakonshmja Megi Doçi, falë potences së saj të jashtëzakonshme në gjuajte ka shënuar katër herë në portën kundërshtare. Këto i takojnë minutave 8, 20, 37 dhe 42. Nuk ka nguruar të ndjekë këtë shembull edhe kapitenia Uendi Muja, e cila dhe ajo nga ana e saj shënon dy herë, përkatësisht në minutat 15 dhe 27, ndërkohë që një tjetër gol mban firmen e Jasharit, për t’u mbyllur me golin e nëntë në portën tiranase që në fakt e kanë shënuar vetë futbollist e Tirana AS në formë autogoli. Me këtë rezultat Vllaznia siguron kalimin  në finale e kupës së Shqipërisë për tu ndeshur me finalisten tjetër që doli nga çifti gjyëmfinalist Apolonia-Kinostudio. Një gjysëmfinale kjo mjaft intresante për të cilen flet qartë edhe rezultati i barabartë 3 me 3 në kohën e rregullt të ndeshjes, por që përmes gjuajtjeve të penalltive, futbollistet fierake kualifikohen në finale. Kështu që javën e ardhshme, Vllaznia dhe Apolonia do të përballen në finale për të përcaktuar ekipin fitues të këtij trofeu për sezonin futbollistik 2016-2017.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,436FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts