Friday, August 19, 2022
HomeSport“Rikthehet qetesia tek Vllaznia”

“Rikthehet qetesia tek Vllaznia”

-

“Shën Valentini” rikthen qetësinë në klubin Vllaznia. 1 ditë përpara ndeshjes në transfertë me Teutën për Kupën e Shqiperise, drejtuesit e klubit dhe trajneri Cungu ne konferencën e përbashkët për shtyp e konfirmuan një fakt të tillë.

Më pas trajneri kuqeblu e quan fitoren e arritur në ndeshjen e pare në “Loro Boriçi” si shanc për kualifikimin në turin tjetër të Kupës.

Për drejtorin sportiv, Eugent Zeka, bashkëpunimi në mes stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe atyre të bashkisë është krejt normale dhe në shërbim të ecurisë së skuadrës.

Normalen e quan situatën në klub edhe administratori Astrit Gjyrezi, i cili shprehet se tekniku Cungu gëzon mbështetjen e klubit dhe po ashtu të bashkisë. Një garanci ai jep edhe për financat në periudhën në vazhdim, ndërsa sqaroi se procesi i privatizimit i shpallur nga bashkia do të tentohet të mbyllet sa më parë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts