Ekstradimi nga Italia i skafistit të tragjedisë së 9 Janarit Elton Tafili, ka sjellë reagimin e familjareve që humbën fëmijët në ujrat e Otrantos 13 vite më parë. Ato kërkojnë rihapje të çeshtjes dhe ngritje të një grupi hetimor parlamentar me qëllim shkuarjes deri në fund të saj.
Ato kërkojnë me emra dënimin e zyrtarëve të lartë të asaj kohe, ish ministrat e brendshëm dhe mbrojtjes si dhe drejtuesit e policisë së shtetit.
43 vjeçari nga Vlora Elton Tafili ishte dënuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve”, pasi në gomonen e tyre kishin marrë 63 shtetas kundrejt shumës prej 1500 euro për ti dërguar në Itali, por nga përmbysja e tyre humben jetën 21 shtetas, shumica nga qarku i Shkodres.