Tuesday, April 16, 2024
HomeKronikaProkuroria urdheron lirimin e doganierit A. Mitku

Prokuroria urdheron lirimin e doganierit A. Mitku

-

Prokuroria e Shkodres ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të doganierit të pikës së kalimit kufitar të Muriqanit Arlind Mitku, i ndaluar dy ditë me parë gjatë operacionit të koduar “Bitter Sugar”. Në këtë operacion policia sqaroi se: rreth orës 18.40, shtetasi Altin Okaj ka kaluar nëpërmjet doganes, me mjetin e tij “Ford”pa iu nënshtruar proçedurave doganore me 13 thasë me sheqer me peshë 650 kg, dhe 19 qese me kikirikë me peshë 135 kg. Për pasojë u ndaluan G. Kruja, me detyrë Doganier dhe Arlind Mitku me detyrë përgjegjës turni. Por organi i akuzës që kërkoi lirimin e menjehershëm të Mitkut, pas hetimeve të kryera për këtë ngjarje ka dalë në përfundim se Mitku rreth orës 16.00 është larguar nga dogana për shkak të një problemi familjar duke njoftuar kolegun e tij për largimin. Në lidhje me mjetin e kaluar pa proçedurë doganore ai rezulton të mos ketë patur dijeni, ndërsa kolegu u tij Kruja ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se nuk e ka konstatuar një gjë të tillë pasi ka qënë duke përpunuar ndonjë praktikë tjetër. Largimin e Mitkut prokuroria e ka vertetuar si nga deshmia e kolegut, ashtu edhe nga pamjet filmike të siguruara. Në rastin konkret ne materialet e percjella nga drejtoria vendore e policise nuk ekziston asnjë provë e cila të krijohet dyshimi në një nivel të arsyeshëm se Mitku ka konsumuar elemente te vepres penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”. Vetëm fakti që Mitku ka patur turin e shërbimit ditën e ngjarjes nuk mjafton për të krijuar dyshimin se ai ka konsumuar veper penale. Prandaj e gjendur ne keto rrethana prokuroria urdheroi lirimin e menjehershem te Mitkut, ndersa për kolegun e tij dhe shtetasin Okaj gjyqi do të zhvillohet të enjten.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts