Edhe pse Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 shënoi fundin e regjimit komunist ne Shqipëri dhe legalizimin e pluralizmit politik, 20 shkurti i vitit 1991 është cilësuar si data e ndarjes përfundimtare me atë sistem. Kjo për faktin se pikërisht ne ketë dite u rrezua simboli i atij regjimi, shtatorja e Enver Hoxhës qe ngrihej ne sheshin “Skenderbeg” te Tiranës. Kësaj ngjarje i parapriu greva e urisë e studenteve me 18 shkurt, qe kërkonin heqjen e emrit “Enver Hoxha” nga Universiteti,gjë e cila nuk pranohej nga ish-byroja politike dhe Ramiz Alia. Ne këto kushte, mëngjesin e 20 shkurtit, protesta ne mjediset e qytetit Studenti ne solidarizim me grevën e urisë avancoi ndjeshëm dhe, me thirrjen e aktores se mirënjohur, Rajmonda Bulku, turma e protestuesve filloi te zbriste drejte rrugëve qendrore te Tiranës duke thyer rezistencën e policisë,për tu përqendruar ne sheshin “Skenderbeg”. Kështu ne orën 14.05 minuta ajo pati si pike kulmore atë qe nuk pritej deri ne ato çaste:rrëzimin e shtatores se Enver Hoxhës dhe tërheqjen e saj zvarre për tek studentet e ngujuar ne greve. Kjo ngjarje e beri Shqipërinë ne atë periudhe lajm i pare ne mediat ndërkombëtare, jehona te cilës vazhdoi gjate. Përveç entuziazmit qe krijoi, nuk munguan edhe organizime te ndryshme ne mbrojtje te Enver Hoxhës si ajo qe u quajt “Vullnetaret e Enverit”, por pati vetëm efekte emocionale dhe pas pak kohe u shua. 20 shkurti i vitit 1991 hyri kështu ne historinë e Shqipërisë si data e shembjes se simboleve te regjimit komunist, pas 47 viteve ne pushtet, dhe fillimin e një epoke te re.