Wednesday, May 1, 2024
HomeUncategorizedAsnje investim, Lezha drejt shkaterrimit

Asnje investim, Lezha drejt shkaterrimit

-

Qyteti i Lezhës ka nisur t’i ngjajë një fshati të braktisur, e të lënë në harresë. Mungesa e investimeve nga pushteti vendor është e dukshme si në qytet dhe në njësitë administrative. Rrugë të paasfaltuara, trotuare të dëmtuar, mbetje urbane është panorama që të ofrohet në një qytet historik si Lezha. Qytetaret thonë se premtimet elektorale nuk janë mbajtur ndersa shprehen të indinjuar për mungesen e vemendjes nga bashkia e Lezhës.

Tv1 channel ka kërkuar një informacion zyrtar nga bashkia e Lezhës por kjo e fundit ka zgjedhur të mos flasë, duke bërë që zëri i qytetareve të shpërfillet. Kjo bashki mbetet ndër të paktat në shkallë vendi që ende nuk ka miratuar as buxhetin e 2017-es ndonëse po mbyllim muajin e dytë të këtij viti, ç’ka bën që e gjithë kjo situatë të reflektohet në investime dhe sherbime për komunitetin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts