Friday, April 26, 2024
HomeKronikaKanabisi, Tahiri i kerkon Italise monitorim nga ajri qe ne fazat e...

Kanabisi, Tahiri i kerkon Italise monitorim nga ajri qe ne fazat e para

-

Në vijim të angazhimit që qeveria shqiptare mori disa ditë më parë për t`i dhënë fund njëherë e mire brenda 2017 fenomenit të kanabisit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka pritur në zyrë kreun e Guardia Di Finanzës Giorgio Toschi.
I shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, përsëriti angazhimin për të luftuar këtë fenomen duke kërkuar ndihmën e GDF që vitet e fundit nuk ka munguar.
Tahiri: Kët vit, i japim fund kultivimit të kanabisit në çdo cm2 të Republikës së Shqipërisë. Eshtë kjo arsyeja pse kemi filluar më herët kontrollet me policinë shqiptare. Eshtë kjo arsyeja pse kemi filluar më herët kontaktet me pushtetin vendor, me administratorët e njësive, me çdo faktor lokal në mënyrë që të parandalohet kultivimi. Eshtë kjo arsyeja pse në kuadër të këtij plani i kërkova edhe Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza-s të fillojnë fluturimet shumë më herët krahasuar me vjet dhe me çdo vit më parë.
Komandanti i Përgjithshëm Giorgio Toschi i shoqëruar edhe nga përfaqësues të GDF në Shqipëri, deklaroi se Italia është e gatshme të vijojë mbështetjen për Shqipërinë duke deklaruar se vendosja në dispozicion e flotës detare dhe ajrore ka bërë të mundur dyfishimin e sasisë së lëndës narkotike të sekuestruar
Toschi: Veprimtaria e monitorimit nga ajri dhe nga deti e cila është bërë e mundur mes bashkëpunimit të Guardia di Finanzës dhe autoriteteve shqiptare ka bërë të mundur dyfishimin e sasisë së lëndës narkotike të kapur duke arritur në 20 tonelata. Do të shqyrtojmë kërkesën e ministrit Tahiri për të filluar më herët fluturimet nga ajri për të identifikuar parcelat me lëndë narkotike.
Takimi i ministrit të Brendshëm me përfaqësuesin e Lartë të GDF u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacionet e GDF në Shqipëri kanë çuar në sekuestrimin e sasive të mëdha të lëndeve narkotike në tentative për tu transportuar me mjete detare ne shtetin fqinj.
Në shumicën e rasteve bashkëpunimi i GDF me policine shqiptare ka qene deciziv për sekuestrimin e kanabistit por edhe në prangosjen e personave që e transportonin atë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts