Monday, May 6, 2024
HomeSportVllaznia nis përgatitjet anti-Laçi

Vllaznia nis përgatitjet anti-Laçi

-

Skuadra shkodrane ka nisur përgatitjet për sfiden e radhës, atë që do të luhet në fundjavë përballë Laçit, skuadër kjo e konsideruar si një kundërshtar direkt i luftës për mbijetese. Kuqeblute synojne marrjen e nje rezultati pozitiv, ku barazimi ne Gjirokaster ka q          ene nje motivim per ta. Megjithatë, java stervitore nuk ka nisur shumë e qetë. Kjo ka të bëjë me një shqetësim që mësohet se futbollistët kuqeblu kanë përcjellë në lidhje me vonesen e likujdimit të rrogave mujore, për të cilat bëhet e ditur se janë futur në muajin e tretë të moslikujdimit. Dhe, për këtë ka pasur edhe tërheqje vemendje nga grupi në përgjithësi, por edhe individë në veçanti të cilët thuhet se i kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë vonesë. Shqetësimi ka shkuar deri aty, sa është dashur edhe ardhja e vetë drejtuesit të klubit kuqeblu, administratorit Astrit Gjyrezi për të sqaruar gjërat. Nga sa bëhet e ditur, me të mbërritur në  mjediset e stadiumit “Reshit Rusi”, në takimin që ai ka bërë me skuadrën, duke e pranuar si të ligjshëm shqetësimin e lojtareve, ai i ka bërë të ditur atyre se gjithçka ka të bëjë me një vonesë burokratike, që si zakonisht ndodhë pas miratimit të buxhetit dhe firmosjes së kalimit të financave për llogari të Klubit të Futbollit Vllaznia. Dhe, për këtë, Gjyrezi ka garantuar skuadrën se kalimi i shumave përkatëse në numrat e llogarive të tyre bankare është krejt e sigurt dhe se pritet të kryehet në çështje ditësh. Sqarimi nga ana e administratorit Gjyrezi ka qetësuar në një farë mënyre kuqeblutë, të cilët më pas kanë vijuar normalisht procesin stervitor duke iu përkushtuar detyrave të dhëna nga ana e teknikut Cungu.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts