Sunday, May 5, 2024
HomeSportVllaznia për pikë në kryeqytet

Vllaznia për pikë në kryeqytet

-

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Armando Cungu i kanë dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e javës së 27-të të Superliges së futbollit shqiptar, atë Tirana-Vllaznia që luhet në orën 19.00 në stadiumin “Seman Stermasi” të kryeqytetit. Nga sa bëhet e ditur, ekipi shkodran që mbrëmjen e se enjtes ka lënë qytetin e Shkodrës duke u akomoduar në kryeqytet në pritje të ballafaqimit. Në ndryshim nga herët e tjera ku si zakonisht përfaqësues të stafit teknik apo edhe futbollistë titullarë janë paraqitur në sallën e konferencave të shtypit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në këtë pragndeshje. Sipas drejtuesve të klubit kuqeblu, një gjë e tillë ka ardhur nga ngarkesa e dites së enjte, ku përqëndrimi kryesor ka qënë tek zhvillimi i mbledhjes së Këshillit Bashkiak si dhe konkretisht për zhvillimet e asamblesë së klubit Vllaznia. Megjithatë, për të mbuluar këtë boshllëk informativ ka menduar zyra e shtypit pranë klubit shkodran, që opinionet e trajnerit Armando Cungu për pragndeshjen Tirana-Vllaznia i ka shpërmdarë përmes një deklarate zyrtare për mediat. “Ndeshja e rradhës me Tiranën është shumë e rëndësishme për ekipin tonë. Natyrisht që Vllaznia i ka bërë vlerësimin e duhur asaj, ashtu si çdo takimi tjetër dhe padyshim që do të kërkojmë të marrim maksimumin në të. Kuptohet që nuk do të jetë aspak e lehtë. Kundërshtari ka në përbërje të tij lojtarë cilësorë ndërkohë që ashtu si dhe ne, ka nevojë për pikë pasi ndodhet në një pozicion jo shumë komod në renditje. Për këtë arsye, ne e dimë se bardheblutë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren por kjo nuk na tremb. Objektivi jonë është i qartë për të mos dalë pa pikë nga ky takim. Këtë e them nisur nga mundësitë që skuadra jonë ka.”, është shprehur Cungu.  Formacioni i Vllaznise per kete ndeshje pritet te jete ky: Selimaj, Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka, Tafili, Krymi, Bardulla, Shtubina, Bakaj, dhe i vetmi dyshim është ai në mes Kalasë dhe Çinarit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts