Friday, April 26, 2024
HomePolitikëMeta: Destabiliteti kosto per vendin

Meta: Destabiliteti kosto per vendin

-

Edhe pas darkës me Edi Ramën, kryetari i lëvizjes socialiste për Integrim është i qartë në qendrimin e tij për zgjedhjet. Ilir Meta e thotë prerazi se zgjedhjet nuk bëhen as për pozitën dhe as për opozitën, por për qytetarët, prandaj ato duhet të jenë të lira e të ndershme.

Zgjedhjet sipas Metës duhet të bëhen në mënyrë sa më të qetë dhe më demokratike, pasi çdo lloj destabiliteti, është kosto për vendin.

Deklaratat ai i bëri gjatë një takimi me rininë, ndërsa shprehu qartë alternativën e LSI për 18 qershorin, një shans për të gjithë. Lëvizja socialiste për Integrim ka ditur në këto ditë të qëndrojë larg zhurmës së madhe politike, duke vijuar takimet elektorale me prezantimin e platformës së saj për qytetarët, ku nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare synon marrjen e sa më shumë deputeteve thanë drejtuesit e LSI në këtë takim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts