Friday, April 26, 2024
HomePolitikëDritan Ylli i pergjigjet Spiropalit

Dritan Ylli i pergjigjet Spiropalit

-

Vizita dhe fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Shkoder nuk ka kaluar pa komentin edhe të aleateve të tij në qeverisje. Anëtari i kryesisë së LSI Dritan Ylli përmes një statusi në rrjetin social facebook i kujton Ramës dhe të gjithë strukturave të tjera të PS që mbajtjën fjalime në këtë takim, se nuk ka  pabesi me te madhe te flasesh ne Shkoder, djepin e demokracise dhe te pluralizmit, me retorike perjashtuese dhe arrogante? Kështu ai tregon edhe njëherë tjetër qendrimet e ndryshme qe ka LSI me PS, sa i perket zhvillimit te zgjedhjeve te 18 qershorit pa opoziten.

Statusi … Dikush tha sot ne Shkoder, qe nuk duam “qeverine e besimit, te pabesive” …
Por, a ka pabesi me te madhe te flasesh ne Shkoder, djepin e demokracise dhe te pluralizmit, me retorike perjashtuese dhe arrogante?

A ka provokim me te idhte per shkodranet dhe gjithe shqiptaret te kerkosh te kthesh mbrapa historine e te hysh ne zgjedhje pa opoziten, pavaresisht emrit te forces politike qe perfaqeson ate ? Ne Shkoder e dine me mire se kudo tjeter, cdo te thote drejtesi, pa pluralizem, cdo te thote drejtesi e njeanshme…

Sot, pas 27 vitesh pluralizem, askush nuk duhet te kete frike nga zgjedhjet e lira …Dhe natyrisht as nga drejtesia qe buron nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme !

Me këtë deklaratë të Yllit, duket se edhe njëherë tjetër sinjali i LSI-së është i qartë se ndonëse qeveris me Ramën, kur flitet për zgjedhjet e 18 qershorit, kjo forcë politike nuk pranon përjashtimin e asnjë partie nga ky proçes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts