Kane startuar veprimtarite ne Biblioteken e Universitetit “ Luigj Gurakuqi “ te qytetit te Shkodres, ne kuader te javes se librit qe po organizon ky institucion. Ekspozita e titulluar “ Kendimet – Enciklopedi te vogla te botes shqiptare “, e cila do te qendroje e hapur deri ne fund te ketij muaji, çeli siparin e aktiviteteve. Pergjegjesia e Fondit Albano-Balkanologjik, Olimpia Kakrriqi, bene me dije se: ekspozita ka si qellim qe nepermjet formes se leximit te pjesve te shkurtra te veprave te autoreve shqiptare, te perçoje edukimin moral e shkencor tek lexuesi i sotem, qe ka njohuri te pakta ne kete fushe.
Pjeset pergjithesisht jane letrare, por ka dhe prej atyre me karakter shkencor qe flasin per stinet, femijet, trupin e njeriut, dukurite natyrore, etj.
Pjeset e kendimit qe u lexuan nga studentet ne sallen “Vehbi Bala “ te Bibliotekes se Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres, ishin te perzgjedhura nga keto autore me synim edukimin e pergjithshem te femijeve, per t’i dhene atyre konceptet me kryesore, shprehite edukative e morale, si dhe vlerat qytetare e kulturore.