Friday, April 26, 2024
HomeKulturë“Vajza me kukull” sukses ne “Migjeni”

“Vajza me kukull” sukses ne “Migjeni”

-

Ka ardhur ndryshe nga ajo qe jemi mësuar ta shohim për vite me radhë në skenën e teatrit “Migjeni”, përpara spektatorit të saj. Aktorja Drande Xhaj erdhi mbrëmjen e se enjtes me monodramën “Vajza me kukull”, shkruar nga Fadil Kraja dhe vënë në skenë nga Agron Dizdari. Aksidentet tragjike në jetën e një vajze, që në adoleshencë përjeton ndarjen e prindërve, martesën e nënës, zhdukjen e babait dhe prezencën e njerkut në shtëpi, i cili më vonë do të ishte edhe shkatërruesi i jetës së saj, sollën një interpretim plot emocione, që mori duatrokitjet e vazhdueshme të spektatorit.

Nëse për vite me radhë Drande Xhaj ka ditur të na bëjë të buzeqeshim, duke harruar për pak çaste përditshmërinë, këtë herë ajo diti edhe të përlotë spektatorin, si dhe të na bëjëtë reflektojmë mbi përditshmerine që jetojmë.

Perveç spektatorëve të shumtë, mysafir të veçantë në këtë mbrëmje ishin edhe deputeti Agron Çela, kryetarja e bashkise Ademi, si dhe kolegët që ndër vite Xhaj ka bashkëpunuar. Monodrama erdhi me mbeshtetjen e “Grand Hotel Europa” dhe shenoi sukses në skenë.

Tv1 channel do ta filmojë të plotë dhe do ta sjell për teleshikuesit ekskluzivisht ne ekran.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts