Friday, May 3, 2024
HomeSportAkademia e arbitrimit ne Shkoder

Akademia e arbitrimit ne Shkoder

-

Nga radhët e studenteve kërkon federata shqiptare e futbollit të shtojë numrin e arbitrave të rinj në Shqipëri, e për këtë qëllim ajo zhvilloi takimin e akademisë se arbitrimit në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Përveç shefit të arbitrave në këtë institucion, ka qenë i pranishëm edhe presidenti Armando Duka, ndersa nuk munguan pyetjet e te rinjve ndaj drejtuesve të lartë të futbollit shqiptar. Rektori i universitetit Adem Bekteshi, në emër të studentëve dhe bashkëqytetarëve të tij shkodran, i kërkoi publikisht numrit një të futbollit Duka që të ndikojë që ndeshja eleminatore e Europianit, Shqipëri-Itali të zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, kërkesë kjo që gjeti mbështetjen e Dukes.

Presidenti Armando Duka beri të ditur se pret nga Shkodra, djepi i futbollit shqiptar, që të jetë shembull edhe me arbitrat e rinj, duke i bërë kështu thirrje të rinjve e të rejave ta përqafojnë këtë profesion.

Por për arbitrimin në Shkoder ka jo pak pakenaqësi, për faktin se federata i ka bërë një menjanim arbitrave nga ky qytet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts