Wednesday, April 24, 2024
HomeSport1 barazim dhe 1 humbje

1 barazim dhe 1 humbje

-

Pas një ecurie shumë pozitive dhe me fitore të njëpasnjëshme të ndeshjeve të mëparshme, Vllaznia U-19 e ndalur turrin e saj. Shkak është bërë skuadra bardheblu e Tiranes, e cila edhe pse ishte mysafire në qytetin verior ka arritur t’i shkëpusë një barazim me rrjeta të paprekura skuadrës kuqeblu. Një barazim që gjithësesi nuk përbën problem për skuadrën e drejtuar nga trajnerët Elvin Beqiri dhe Albert Kaçi, sepse ato vijojnë të jenë kryesues të tabeles së klasifikimit në grupin “A” me 59 pikë të ndjekur nga Partizzai me vetem një pikë më pak dhe Tiranë me katër pikë diference në vendin e tretë. Referuar ndeshjes në fjalë, e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës për llogari të javës së 25-të të Supërliges së futbollit të mishave duhet thënë se të dyja skuadrat paraqiten një futboll të bukur në fushën e lojës. Falë një loje të hapur nga të dyja skuadrat, nuk kanë munguar edhe rastet për shënim, por nëse nuk pati tundje rrjete në këtë ndeshje, kjo vjen edhe si rezultat i formës së shkëlqyer që paraqiten dy portjerët kundërshtarë, të cilët bllokuan një seri sulmesh të rrezikshme të sulmuesve kundërshtarë, Bajri i Vllaznisë dhe Selgjekaj i Tiranës. Ndërkohë, në krahun tjetër, skuadra tjetër e Akademisë Vllaznia, ajo U-17 që drejtohet nga trajneri Alban Hasani ka qënë mysafire për javen e 25-të në Tiranë duke u ndeshur me ekipin e Akademisë së Tiranës, ndeshje e cila është mbyllur me fitoren e vendasve me rezultatin 1 me 0 me gol të shënuar nga Mehmetllari në minutën e 39-të. Kjo humbje ka qënë që Vllaznia të zbresë në vendin e katërt të tabeles së klasifikimit me 49 pikë, ndërkohë që grupin A për kategorinë U-17 e kryeson Tirana me 59 pikë e ndjekur nga Akademia e Tiranes me 55 pikë dhe Shkëdija e Tiranes me 50 pikë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts