Friday, March 29, 2024
HomePolitikëMbremje festive me studentet shkodran ne Tirane.

Mbremje festive me studentet shkodran ne Tirane.

-

Një mbrëmje festive te veçante u ka rezervuar Deputeti Agron Çela studenteve nga Qarku i Shkodrës, qe studiojnë ne universitetet e Tiranës. Pjese e kësaj atmosfere  rinore u be edhe Presidenti i Ri i Shqipërisë, Ilir Meta,  abetare te forumeve te LSI-se e LRI-se, si dhe Dritan Ylli, Saimira Laçi, Edmond Ndou e konditat te tjerë te kësaj force politike për deputet ne Qarkun e Shkodrës……..

I shoqëruar nga Deputeti Çela dhe përfaqësues te strukturave te LSI-s e lëvizjes rinore për integrim, Presidenti Meta, ka uruar te pranishmit dhe bashkëbiseduar nga afër për probleme te ndryshme te jetës se përditshme….

Kënaqësi e madhe qe te jem mes te rinjve te Qarkut te Shkodrës, u shpreh Presidenti Meta.

Meta theksoi se te tilla organizime si kjo qe ka bere deputeti Çela, janë te domosdoshme, pasi i shërbejnë edhe zbutjes se klimës politike ne vend.

Ndërsa deputeti Agron Çela, ka  falënderuar bashkëpunëtoret e tij për zhvillimin e takimeve te tilla si dhe Presidentin Ilir Meta, qe me praninë e tij e beri te veçante ketë mbrëmje.

Çela theksoi se ka shume besim tek LRI ne Qarkun e Shkodrës dhe rinia është ne qendër te programit elektoral te LSI-se.

Mbrëmja festive e te rinjve te Qarkut te Shkodrës, qe studiojnë ne Tirane, ka vijuar kështu mes kësaj atmosfere deri ne orët e vona……..

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts