Rritet numri i narkotikeve

0
10

Raste te shpeshta jane denoncuar ne lidhje me rritjen e perdorimit te lendeve narkotike ne shkolla e vecanerisht neper gjimnaze, ku aromen e librave e ka zevendesuar ajo e lendeve narkotike. Instituti i Shendetit Publik pas nje studimi te bere ka dale ne perfundimin se eshte rritur ne shifra te frikshme perdorimi i hashashit dhe marijuanes nga gjimnazistet e vendit tone,  kryesisht te moshes 15-16 vjec. Duke qene se Shqiperia, vitet e fundit eshte kthyer ne nje vend kultivues te droges, atehere adoleshentet  kane me te lehte gjetjen dhe konsumimin e tyre, thote specialistia e edukimit  dhe e promocioneve shendetesore, Marjeta Çela.

Perdorimi i marijuanes nga adoleshentet, sjell probleme te medha psikologjike te cilat ndikojne drejtperdrejte ne humbjen e interesit per te mesuar ne shkolle dhe shendetesore te cilat mund te rezultojne edhe fatale per jeten.

Drejtoria e Shendetit publik ka ndermarre nje sere iniciativash neper shkollat e qytetit duke filluar nga ato 9 vjecaret per ti informuar per rreziqet qe sjellin perdorimi i lendeve narkotike.