Friday, April 26, 2024
HomePolitikëInvestimet ne spitalin e Shkodres

Investimet ne spitalin e Shkodres

-

Pas qendres spitalore universitare “Nene Tereza”, spitali i Shkodres renditet me moderni në vend. Kjo ka ardhur sipas ministres së shendetesise fale investimeve të realizuara në 3 vite, ku shifra shkon në 5 milion dollarë. Për herë të parë në 25 vjet, ky spital, i projektuar për t’u kthyer në një qendër referenciale për zonën veriore, ofron 4 shërbime të reja shëndetësore; koronarografia, kimioterapia, protezat ortopedike dhe rezonanca magnetike në shërbimin e imazherisë. Së fundmi, spitalit të Shkodrës i është shtuar edhe reparti i ri i reanimacionit, i rindërtuar nga themelet sipas standardeve më të mira bashkëkohore. 500 milionë lekë janë investuar jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në pajisjet mjekësore të këtij reparti, që u inspektuan nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu.

 

Më herët kryeministri ishte në pikën turistike të Razmes ku i shoqëruar nga drejtuesit vendore pa nga afër finalizimin e investimit ne pedonalen e re prej 2500 metrash/katror.

Interesi për Razmën është në rritje dhe kjo pike turistike po hyn në kalendarin e pushimeve të mirëfillta për vendasit e te huajt.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts