Saturday, April 27, 2024
HomeKronika2 ne pranga dhe 1 ne kerkim

2 ne pranga dhe 1 ne kerkim

-

Lufta ndaj kultivimit të bimeve narkotike vijon nga ana e policisë së shtetit në dy fronte, nga ajri dhe toka. Nëse guardia di finanza ka pak ditë që ndodhet në qiellin shqiptar duke fotografuar, grupet e policisë dhe FNSH nuk kanë kursyer kontrollet këto muaj në territor. Aksioni i fundit solli asgjesimin e 827 bimëve Cannabis Sativa, si dhe arrestimin e dy shtetasve, e një tjetër u shpall në kërkim. Kontrollet u përqëndruan në vendin e quajtur Burga, fshati Lekaj, Njësia Administrative Shalë. Për kultivimin e këtyre bimeve siç raporton policia vendore, ishte shfrytëzuar një zonë e pyllëzuar, pronë publike në të cilën në 10 parcela ishin kultivuar afro 1 mijë rrënjët kanabis. Bimët varionin me gjatësi nga 10 në 15 centimeter dhe pasi u morën provat materiale, policia thotë se bëri asgjesimin e tyre. Të arrestuar për këtë rast janë Altin Celi, 25 vjeç, banues në fshatin Lekaj, i akuzur për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe kryeplaku i këtij fshati Nikoll Plepi, 62 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” e “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: A. C, 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet ne ngarkim te ketyre shtetasve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. Policia pritet të vijojë kontrollet në Dukagjin, e cila nga burime policore mësohet se kryeson listën në të gjithë qarkun si zona me prodhimin më të lartë dhe si më e lakmuara nga kultivuesit e drogës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts