Thursday, March 28, 2024
HomeSport“Vllaznia – Tirana” si kombetarja

“Vllaznia – Tirana” si kombetarja

-

Përvoja e shkuar nuk ka qënë e mirë dhe për të shmangur çdo lloj përplasje mes dy tifozerive që do të ndjekin ndeshjen e mbijtesës të shtunën në “Loro Boriçi”, atë mes Vllaznisë dhe Tiranës, policia e shtetit ka marrë masa si për ndeshjet që ka luajtur kombetarja kuq e zi. Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit, krahu perëndimor, rrugë e cila do të orientohet dhe monitorohet nga shërbime policore. Prej orës 14.00 të se premtes nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i atyre të parkuara në këto akse rrugore: Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 15:00. Rruga Muhamet Dibra deri te parkimi i stadiumit, do të shërbejë vetëm për ekipet e Futbollit dhe personalitetet. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën përreth Stadiumit nga ora 14.00 deri në orën 21.00. Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga “Bujar Bishanaku”, do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas. Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 17.00 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 15.00. Tifozeria nuk do të lejohet të hyjë në stadium me sende të forta, bori, shishe të çfarëdo lloji, fishekzjarre, monedha apo sende metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë. Bizneseve perreth stadiumit u kërkohet mbyllja e aktivitetit që në orën 14.00. Qytetaret janë të lutur që për levizjen e tyre të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, që shmangin stadiumin. Gjithashtu policia e shtetit do të shoqërojë në hyrje dhe dalje si ekipin e Tiranës, ashtu edhe monitorimin e levizjes së tifozerisë, me qëllim shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts