Friday, April 26, 2024
HomePolitikëTronditet PD e Shkodres, terhiqet Çobaj

Tronditet PD e Shkodres, terhiqet Çobaj

-

Shkodres vendosi t’i bëjë dhuratë vetëm 8 emra nga 11 që do të duhej të kishte patur lista e kandidateve për deputet, por Lulzim Basha duket se nuk do të përjetojë aspak orë të qeta, ndonëse fushatën elektorale e hapi zyrtarisht. Mos kandidimi i Jozefina Topallit që u pasua me komente të shumta, do të merrte një ditë më pas goditjen tjetër, pasi kryetari i selisë blu të Shkodres eshte terhequr nga gara, i vendosur i teti në listë. Çobaj e ka quajtur fyese, aspak dinjitoze kete renditje. Pakenaqësine për këtë renditje ndonëse jo zyrtarisht, e kishte shprehur pak minuta pas bërjes publike të listës, ku mësohet se Çoba madje kishte deklaruar që Basha të vinte të bente fushate e të mblidhte vota me Nard Ndokën, duke nënkuptuar se vendosja i pesti i emrit të aleatit dhe lenia i teti në një pozicion të pasigurtë e kryetarit të deges, nuk kishte si të kaperdihej. Përtej maredhenieve jo të mira që kishte me Jozefina Topallin, kryetari i deges Ramiz Çobaj qartazi e ka kuptuar dhe madje shprehur se gara nuk mund të zhvillohet pa një emer të fortë në krah, që do të ishte garanci për elektoratin e djathtë drejt zgjedhjeve të 25 qershorit. Kjo tronditje në radhët e demokrateve të Shkodres nuk është aspak e lehtë për kapriçot qe shfaqi me listat Lulzim Basha, pasi tashmë ai mbetet me vetëm 7 emra në garë, pasi listën e ka dorëzuar në KQZ me 8 emra. Por situata nuk është aspak e qetë dhe optimizmi duket se mungon tërësisht edhe tek kandidatët e tjerë në garë. Prej bërjes publike të emrave, në profilet e tyre zyrtare asnjë prej kandidatëve nuk ka shkruar qoftë edhe një fjali falenderimi apo inkurajimi të elektoratit, duke e kaluar këtë proçes të rëndësishëm në heshtje. Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në 27 vite pluralizëm që partia demokratike të ishte më në krizë sesa sivjet, duke përjetuar tronditje të forta, ç’ka ka bërë të lekunden pozitat e Lulzim Bashës si kryetar i PD. Edhe në hapjen e fushatës në Tiranë mbremjen e 27 Marsit, Shkodranët që për 90 ditë mbushen çadren e protestes, në shesh ishin shumë të pakët, e për ironi të fatit edhe vetë kandidatët e listës mesohet se nuk kanë qënë të gjithë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts