Friday, April 26, 2024
HomeSportSakrifica e Antonio Markut

Sakrifica e Antonio Markut

-

Për Antonio Markun, numrin 3 të Vllaznisë, sfida e së shtunës Vllaznia-Tirana ka pasur një gjë të veçantë. Dëmtimi që ka pasur në gju e pati lënë rreth 3 muaj pa  stervitje, ndërkohë që vetem 16 ditë më parë kishte kryer operacionin në miniskun e gjurit të djathtë. As katër ditë nuk kishte që kishte hequr penjet e operacionit në gju, por duke parë situaten problematike të mungesave në kontigjentin e Vllaznisë, shprehu dëshiren të sakrifikojë dhe të kontribuojë me mundësitë e tija për skuadrën. Publiku e duartrokiti kur zbriti në fushën e lojës duke zëvendësuar një tjetër të dëmtuar si Tafili, ndërkohë që administratori Astrit Gjyrezi dhe trajneri Cungu  e vlerësojnë veprimin e futbollistit shkodran si një shembull më vete.

Në të njëjtën linjë me Gjyrezin është edhe vete trajneri Armando Cungu që në një prononcim të dhënë pas ndeshjes për “Shkodra Sport” do të shprehej:

 

 “Një falenderim i veçantë shkon për Antonio Markun, një djalë i mrekullueshëm i cili ndonëse kishte tre muaj pa prekur top me këmbë, ndonëse kishte vetëm dy javë që u operua, tre ditë para ndeshjes më kërkoi të bashkohej me ekipin në këtë ndeshje të vështirë duke më thënë fjalët: “Profesor, për ty dhe për Vllazninë, dua të luaj. Edhe sikur ta presë këmbën, kjo nuk më bën përshtypje. Dua të jem me skuadrën në këtë moment të vështirë”. Jo vetëm kaq, por ai luajti dhe sakrifikoi për disa minuta në këtë ndeshje duke dhënë më të mirën e tij. Futbollistë si ai meritojnë vërtetë respekt për sakrificën dhe atë çfarë japin për Vllazninë”, u shprehë Cungu për mbrojtësin Marku.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts