Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëBasha nuk ndalet, 18 kandidate per Shkodren

Basha nuk ndalet, 18 kandidate per Shkodren

-

I thirri në qytetin e Lezhës pasi kishte përfunduar takimin elektoral të prezantimit të kandidateve në këtë rreth. Lulzim Basha nuk dënjoi të udhëtonte vetë në Shkoder, por kandidatët dhe drejtuesit  e partisë t’i shkonin në një prej lokaleve për të diskutuar ndryshimin final të listës dhe plotësimit të saj me emrat që mungonin. 3 të parët: Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku dhe Lorenc Luka janë të palëvizshëm, ndërsa i katërti Helidon Bushati u zevendësua nga Bardh Spahija. Vendi i pestë sërish mbeti i palëvizur për aleatin Nard Ndoka. Më pas i gjashti u shtua Gjokë Uldedaj, i shtati Anton Kokaj, ndërsa vendi i tetë i Ramiz Çobës së dorehequr, ju besua kandidatit Pukjan Prele Gjoni. Për të treguar se nuk i mungojnë emrat në garë, Lulzim Basha 11-shen e listës që Shkodra ka për deputet, e bëri me 18 emra ku të shtuar janë: Isuf Meta, Bendardeta Syku, Arvit Bushati, Ardit Qylybyli, Denis Fani, Aurel Markaj, Denisa Meçi, Orjeta Shkambi, Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni. Pakenaqësitë masive kreu i demokrateve vendosi t’i sheshojë në këtë formë, me plotësime e zevendesime. Por me herët përmes një statusi në facebook, deputeti Helidon Bushati që mbante vendin e katërt, siç duket i sinjalizuar për të tilla lëvizje, lajmëroi doreheqjen nga gara duke e argumentuar me maksimalizim votash. Ai shkruan:

Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar. Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje. Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim.

….

Më herët nga Lezha Basha ju përgjigj kritikëve lidhur me listën e kandidatëve të PD-së ku u përjashtuan shumë anëtarë të vjetër, mes tyre Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, Majlinda Bregu.

Sinkron … Lulzim Basha, kryetar i PD

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts