Friday, March 29, 2024
HomePolitikëHidhet shorti, LSI e para ne flete votimi

Hidhet shorti, LSI e para ne flete votimi

-

Nisi në këtë formë shorti i KQZ për renditjen e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 qershorit. Në sallë të qeshurat nuk u shmangen, pasi LSI mori numrin që prej javësh e ka shpallur si objektiv të saj zgjedhor, daljen forcë e parë politike. Pas saj, e dyta do të renditet partia me të cilën bashkeqeverisi për katër vite, PS, ndërsa partia demokratike do të ketë në fletë numrin 6. Batutat nuk munguan edhe kur perfaqesuesi i PDIU terhoqi numrin. Kreu i KQZ-së dëgjohet tek thotë: “E vrau Idrizi po ishte 14. Bingo”. Dhe në fakt PDIU u pozicionua e 13. Lista prej 18 subjektesh politike mbyllet me LIBRA-n e Blushit. Pas shtyrjes dy herë të afatit, Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listat e  plota të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit. Ndryshe nga lista e dorëzuar në mesnatën e 26 majit, vihet re shtimi i numrit të kandidatëve ku nga 140 që kërkon kodi zgjedhor, demokratët kanë listuar 194 emra. Kohën e vënë në dispozicion, Partia Demokratike e shfrytëzoi jo vetëm për të plotësuar listën, por dhe për të bërë disa ndryshime, përfshirë emrat e mbetur vakant si shkak i tëheqjeve të kandidatëve.  Por pavarësisht përpjekjes për të korrigjuar listën, Partia Demokratike nuk ka gjetur aq gra sa kërkon kodi zgjedhor,  duke u gjobitur me nga 1 milion lekë në 5 qarqe,  për mosrespektim të kuotës gjinore.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts