Friday, May 24, 2024
HomeKronikaArrestohet nje i ri per armembajtje pa leje

Arrestohet nje i ri per armembajtje pa leje

-

Briken Tuzi 26 vjec banues ne lagjen 10 korriku ne Shkoder eshte arrestuar nga policia. Sipas njoftimit te uniformave blu, i riu eshte ndaluar kur po udhëtonte me automjetin tip BMW me targë AA 009 PH, ku pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë e llojit “Browning”, të kalibrit 7.65mm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Blute e Shkodres njoftojme se operacione te tilla per ndalimin e personave qe qarkullojne me arme pa leje do te jene me te shumta.  Nderkohe ne Puke, forcat e komisariatit kane arrestuar dy persona per prodhim te lendeve narkotike. Në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojës gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Nisan” me targë DL 2713 A, me drejtues shtetasin Jetmir Gega, dhe pasagjer Xhuljano Marku, në tavanin e mjetit u gjet një qese brenda të cilës ndodhej një sasi prej 490 farash të ngjashme me ato të Canabis Sativa ku pas peshimit rezultoi 20.8 gram. Si rezultat te dy te rinjte, qe jane banues ne Lezhe u arrestuan. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Xhuljano Marku, u gjet një qese plasmasi me material bimor në formë boçe e ngjashme me Canabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi me peshë 670 gram. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga nenet 283 e 25 të Kodit Penal.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts