Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëDeputeti Çela me para/tetraplegjiket

Deputeti Çela me para/tetraplegjiket

-

Një ditë ndryshe për personat me aftësi të kufizuar. Shoqata e para dhe tetraplegjikeve Shkoder u bë pjesë e një dreke miqësore që deputeti i levizjes socialiste për Integrim Agron Çela, shtroi në një nga mjediset në hyrje të qytetit. Mbështetja ndaj tyre ka qënë e vazhdueshme prej tij dhe LSI-se, por këtë herë zgjodhi që gjatë qëndrimit me ta të fokusohej tek problematikat që ato kanë dhe zgjidhjen më të mirë që mund të gjendet. Ai theksoi se ashtu siç ka bërë deri më sot do të vazhdojë të jetë zëri i çdo Shkodrani, pasi nevojat që ka ky komunitet janë të mëdha. Në fjalën e tij, Çela u kujdes të theksonte se ky takim, por edhe të tjerët që ka bërë nuk kanë asnjë qëllim elektoral, pasi është në dorën e çdo votuesi të bëjë zgjedhjen më të mirë sipas bindjes që ai ka, por nuk harroj të shtojë se vota e dhënë për LSI-në nuk do të shkojë asnjëherë dëm.

Për minuta të tëra ata qëndruan në shoqërinë e njeri – tjetrit, ku përveç problematikave, nuk munguan as falenderimet ndaj deputetit Çela dhe LSI-së, për përkrahjen që ka treguar ndaj tyre. Një kërkesë e veçantë e bërë nga anëtarët e kësaj shoqate ishte që ditën e zgjedhjeve të gjitha qendrat e votimti të pajisen me rramba, pasi e drejta e votës duhet garantuar për të gjithë pa përjashtim.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts