Nga Puka, kryeministri Edi Rama u dha përgjigje deklaratave të kryedemokratit Basha, i cili prej ditësh ka reaguar kundër punëve publike për fasadat dhe gjelbërimin e qyteteve.
Rama nuk ka lënë pa ironizuar Bashën pikërisht për kohën kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës.
Kryeministri krahasoi qeverinë që ai drejton me një makinë që të çon shpejt në destinacionin e familjes europiane.
Puka ishte për një ditë të vetme kryeqyteti i politikës, pasi dy drejtuesit kryesor të forcave politike Rama dhe Basha ishin në këtë rreth për takime elektorale.