Sunday, April 27, 2025
HomePolitikëBasha prezanton Anton Kokaj

Basha prezanton Anton Kokaj

-

Kush blen apo shet voten e pret burgu nga 1 deri ne 7 vite. Deklarata ka ardhur nga kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha nga Malësia e Madhe ku hapi fushaten elektorale ndersa prezantoi kandidatin e selise blu ne kete zonë, Anton Kokaj. Basha ka paralajmëruar që te mos prekin kartat e identitetit në rast të kundër do të përballen me burgun.

Për kreun e demokratëve, Shkodra i prin fitorës së republikës së re, ndërsa në Malësi të Madhe i prin Anton Kokaj.

Në të njëjtën linjë, kandidati i partisë demokratike Anton Kokaj ka kërkuar nga malësoret që të gjithë sëbashku të bashkohen në fitoren e republikës së re.

Kreu i demokratëve të Malësisë së Madhe, njëkohësit kandidat për deputet Anton Kokaj ka edhe një mesazh për deputetin socialist Paulin Sterkaj.

Edhe në Malësi të Madhe, kryetari i demokratëve Lulzim Basha tha se ministrat teknikë dhe drejtoritë teknike në bazë të marrëveshjes së 18 majit janë garancia e zgjedhjeve.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts