Levizja Socialistë për Integri edhe në Lezhë synon të dalë force e parë në zgjedhjet e 25 qershorit. E ristrukturuar dhe me një synim të qartë LSI ka nisur një fushat ndryshe për të qene sa me pranë banoreve jo vetëm për tu njohur me nga afer me problemet e tyre por edhe për të degjuar zerin e qytetareve, kerkesat dhe nevojat qe ato kane. Kryetari i LSI në Lezhë njeheresh kryesuesi i listes për deputet Viktor Tushaj tha se po zhvillohen takime dere më dere për ti përcjellur mesazhin e qetesisë, thjeshtesisë dhe të nëj komunikimi të drejtepërdrejtë sy me sy, për t’iu transmetuar atyre garancinë që Levizja Socialistë për Integrim eshte e angazhuar per zgjidhjen e problemeve.
Politika e papërgjegjshme, tha Tushaj, ka lekunder besimin e qytetareve tek politikanet për shkak të mosmbajtjes së premtimeve, prandaj LSI do të punoj për zgjidhjen e problemeve edhe pas zgjedhjeve.
LSI ka një program të qartë për mbeshtetjen e të rinjve të cilet duhet ta shohin të ardhmen të lidhur me vendin e tyre tha Tushaj. Programi i LSI garanton 100 mije vende te reja pune per rinine, ulje te taksave per biznesin, ulje e tatimit mbi pagen etj.