Lezha, Kurbini dhe Dibra ishin stacionet e radhës të kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha. Ai theksoi përpara votuesve se Edi Rama duhet të vijë në debat, derisa merret me programin e tij gjithë kohës, dhe së fundmi ka nisur të bëjë premtime të reja. Basha tha se Rama ka frikë sepse nuk ka bilanc ndërsa ai dhe ekipi i tij ka një program që ka funskionuar në perëndim.
Kryetari i opozitës theksoi se Rama i kishte mundësitë për të mbajtur premtimet, por i shpërdoroi këto 4 vite. Ndërsa, programi i demokratëve do funksionojë e do të përmirësojë jetën e shqiptarëve.