Monday, March 17, 2025
HomeKronika“Higjena”, shpallet ne kerkim kryeinspektori

“Higjena”, shpallet ne kerkim kryeinspektori

-

 

Në këmbim të parave, pajisnin bizneset me çertefikatë pastërtie për ambjentin. Kjo është skema e zbuluar nga prokuroria e Shkodres që çoi në arrestimin e dy inspektorëve të inspektoriatit shendetësor Dritan Geci dhe Milseva Milla, si dhe shpalljen nw kwrkim tw kryeinspektorit Denis Malevi. Operacioni Policor i koduar “Higjena” zbuloi se keta shtetas merrnin nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë për t’i pajisur bizneset me çertifikata dizifektim – dezinsektim, të cilat, për më tepër, rezultojnë që janë të fallsifikuara. Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë, gjykata caktoi masën e sigurisë  “arrest me burg”, masë e cila është zbatuar nga ana e forcave të Policisë Vendore të qytetit. Nga analiza e akteve dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasit në fjale kanë konsumuar elementët e veprës penale  Falsifikim i dokumentave dhe Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike  e kryer në bashkëpunim. Këta shtetas pas kontrolleve të kryera tek subjekte të ndryshëm tregëtarë kanë konstatuar se afati i vlefshmërisë së çertifikatës së shërbimit për dizifektim-dezinsektim-deratizim kishte mbaruar ose subjektet nuk ishin të pajisur fare me një të tillë. Ndodhur në këto kushte, ata kanë kontaktuar privatisht me subjektet e interesuar dhe iu kanë ofruar atyre një çertifikatë shërbimi lëshuar nga shoqëria “Neo-Vita” shpk, e cila rezulton të ketë pezulluar aktivitetin e saj tregëtar  që në datën 7 Janar 2015, kundrejt shumave të ndryshme lekësh, të cila më pas i kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme. Në cilësinë e provës materiale jane sekuestruar 5 çertifikata të fallsifikuara të dhëna subjekteve nga të dyshuarit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts