Ndersa data e zgjedhjeve afron, situata sa vjen dhe nxehet ne Lezhë. Në oret e vona të së premtes kryeplaku i fshatit Rraboshtë Gjovalin Gjini është dhunuar nga arties të maskuar dhe të armatosur. Dhuna e ushtruar ndaj eksponentit të LSI-së ika shkaktuar plagë të renda në gjymture por pa i rrezikuar jetën. Ai është derguar në spitalin e Lezhës, ndersa kryetari i LSI-së njeherazi kryesuesi i listes së kandidateve për deputet,Viktor Tushaj e lidh këtë ngjarje me fushaten zgjedhore duke ia faturuar rastin eksponenteve të partis socialistë. Edhe pse kanë kaluar shumë ore nga kjo ngjarje policia e Lezhës ende nuk ka një reagim zyrtar. Nga ana tjeter i vetmi reagimnga Partia socialistë ka ardhur nga Kandidati për Deputet në këtë qark Pjerin Ndreu. Përmes një postimi i facebook ai hdh poshtfaktin se socialistet jane te perfshire ne kete ngjarje. Nderkohe pas denoncimit të shtetasit Gjovalin Gjini në polici, për ngjarjenpritet një tjeter denoncim nga Levizja Socialistë Për Integrim. |
