Saturday, May 11, 2024
HomePolitikëÇela: Sulmet ndaj nesh, xhelozi

Çela: Sulmet ndaj nesh, xhelozi

-

Vota për LSI-në në 25 qershor, është votë për të ardhmen e zhvilluar të Shkodres e Shqipërise. Me këtë mesazh ju drejtua banoreve të rajonit 1, deputeti i LSI-se Agron Çela, të cilit sëbashku me një pjesë të ekipit garues në këto zgjedhje, i bënë një pritje entuziaste, qindra mbështetes e simpatizantë të kësaj force politike në këto lagje. Deputeti Çela i garantoi votuesit se ashtu si në këto 4 vjet do të vijojë të jetë pranë tyre, ku prioritet do të jetë punësimi dhe rritja e mireqenies së çdo familje, pa përjashtuar këtu investimet e munguara për Shkodren, ku megjithë përpjekjet e tij, kjo qeveri u tregua dorështërnguar.

Një përgjigje të drejtëpërdrejtë Çela u ka dhënë të gjithë atyre që në gjithë këtë periudhe sipas tij nuk kanë ndalur shpifjet në drejtim të LSI-së, me lloj – lloj akuzash. Kjo ka ardhur nga frika e rritjes që kemi patur tha ai, duke i sfiduar haptazi kundershtarët politik.

Edhe kandidatët për deputet Amra Borova, Estela Nika, Lidra Bushati, Edmond Ndou dhe Lindita Kraja ftuan banorët e rajonit 1 të votojnë LSI-në forcë të parë, ndërsa garantuan se do të jenë zëri i tyre për çdo problematike të Shkodres. Mbështetja për LSI-në dhe deputetin Çela sa vjen dhe rritet nga rajoni në rajon, ku qytetaret shprehin haptazi votën e tyre për këtë forcë politike, se e vetmja përçuese e zerit te tyre.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts