Friday, April 26, 2024
HomeKronika8 plumba ndaj Ilmir Hajdarit

8 plumba ndaj Ilmir Hajdarit

-

 

Një 42 vjeçar mbeti i plagosur mbremjen e së mërkurës rreth ores 21.30 minuta ne qytetin e Shkodres. Atentati ndaj tij u regjistrua ne lagjen “Perash në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”. Ilmir Hajdari i njohur ndryshe si Mir Vetulla ka qene i ulur në një lokal anes rruges kur u qëllua disa herë ne drejtim të tij nga persona ende të paidentifikuar, të cilet u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Sipas raportimeve autori kanë qënë i maskuar dhe pasi ka shtënë 8 herë në drejtim të 42 vjeçarit, i favorizuar edhe nga errësira është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Hajdari mori tre plumba në gjoks dhe plumba në pjesë të ndryshme të trupit dhe u dergua ne spitalin rajonal Shkoder, por i ndodhur në gjendje kritike për jetën mjekët vendosen transportimin e tij me helikopter për në spitalin ushtarak. Nga ana e policise janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj. Pritet qe ne ndihme ti vijne edhe pamjet filmike te disa subjekteve perreth qe kane filmuar ngjarjen. Deri më tani mëoshet se në komisariatin e Shkodres kanë shoqëruar 8 persona që po merren në pyetje.  Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati, por policia ka nisur hetimet për konfliktet e vjetra të Ilmir Hajdarit, i cili në vitin 2009-u arrestua si bashkëpunëtor i një vrasje të kryer në vitin 2001 në Shkodër. Por ai u lirua nga burgu pas vendimit të gjykatës, e cila në mungesë provash ka pezulluar urdhërin e prokurorisë. Dëshmitarët i thanë policisë se Hajdari frekuentonte shpesh lokalin ku iu bë atentat. Kështu që atentatori i ka ditur mirë lëvizjet e tij.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts